30 të vdekur në Pekin nga shirat e rrëmbyeshëm e përmbytjet

Azia

30 të vdekur në Pekin nga shirat e rrëmbyeshëm e përmbytjet

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Të paktën 30 persona kanë vdekur në Pekin, ndërsa Kina veriore përjeton ditë të tëra me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.

Autoritetet në kryeqytetin e Kinës kanë zhvendosur 80,000 persona, ndërsa parashikohen më shumë shira për të martën.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar përpjekje “të gjithanshme” të kërkim-shpëtimit për të parandaluar më shumë viktima, raporton BBC.

Rreth 130 fshatra kanë humbur energjinë elektrike dhe dhjetëra rrugë janë ndërprerë, raporton korrespondenti i BBC-së për Kinën, Stephen McDonnell.

Pekini nuk është i panjohur me motin ekstrem të lagësht, veçanërisht në këtë kohë të vitit. Përmbytjet në korrik 2012 vranë 79 persona, numri më shkatërrues deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat