Netanyahu: Izraeli duhet të mposhtë Hamasin dhe të lirojë pengjet

Azia

Netanyahu: Izraeli duhet të mposhtë Hamasin dhe të lirojë pengjet

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 23:05
Benjamin Netanyahu

 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli duhet ta “mposhtë plotësisht” Hamasin në Gaza për të siguruar lirimin e pengjeve, përpara një takimi të kabinetit të tij të sigurisë që synon konsolidimin e një faze të re të luftës në territorin e shkatërruar palestinez.

“Është e nevojshme të mposhtim plotësisht armikun në Gaza, të çlirojmë të gjitha sulmet tona dhe të sigurohemi që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin. Ne nuk do të braktisim asnjë nga këto misione”, theksoi Netanyahu gjatë një vizite në një bazë ushtarake.

Shtypi izraelit, duke cituar zyrtarë që flasin në kushte anonimiteti, parashikon unanimisht një përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve në Gaza.

“Netanyahu dëshiron që ushtria izraelite të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës”, përmbledh radioja publike ”Kan”.

Disa ministra konfirmuan se ai ”ka vendosur të zgjerojë luftimet në zonat ku mund të mbahen pengje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat