Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë pasditen e sotme.
Sipas mediave të huaja, lajmin e njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, e cila bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur në Paqësor, në lindje të ishullit Honshu.
Po ashtu mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 35 kilometrash, rreth 11 kilometra larg qytetit të Sendait me një popullsi prej një milion banorësh.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, por autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe janë në gatishmëri për çdo rast emergjent.