Izraeli kreu një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, tha një burim izraelit për CNN, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit, shkruan CNN.
Burimi nuk tha se kush ishte në shënjestër, por udhëheqësit e Hamasit e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës për vite me radhë.
Të hënën, kryenegociatori i Hamasit Khalil Al-Hayya u takua me kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani në Doha.
Sulmi duket se shënon herën e parë që Izraeli ka nisur një operacion në Katar.