Së paku 47 viktima nga vërshimet në Nepal

Azia

Së paku 47 viktima nga vërshimet në Nepal

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 17:47
Vërshimet në Nepal

Autoritetet në Nepal kanë njoftuar se së paku 47 persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të nxitura nga shirat e fuqishëm të cilat kanë detyruar zyrtarët të ndërmarrin masa emergjente.

Autoritetet në Nepal kanë thënë se, deri me tani, kanë konfirmuar se 47 persona kanë humbur jetën, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve të nxitura nga shirat e fuqishëm të cilët goditën vendin për disa ditë me radhë.

 Sipas raporteve, më i godituri është rajoni Llam, në lindjen e vendit, ku janë konfirmuar 35 vdekje nga rrëshqitjet e dheut të cilat, në disa raste, mbuluan pjesë të tëra të fshatrave në rajonin malor përgjatë kufirit indian.

Gjithashtu ka njoftime për vërshime të mëdha në pjesët tjera të vendit ku, sipas njoftimeve, fshatra të tëra janë ende të izoluara nga pjesa tjetër e shtetit dhe, për shkak të dëmeve masive në rrugë dhe shkatërrimit të shumë urave ende nuk dihet se kur do të arrijnë ekipet emergjente deri tek ata.

 Njëkohësisht, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në së paku 10 rajone ku tek pritet të arrijnë vërshimet dhe prej të cilave ka filluar evakuimi emergjent i banorëve përderisa, në një lëvizje të pazakontë qeveria ka shpallur ditët të hëne dhe të marte si festa zyrtare-ku nuk do të punojnë shkollat, shërbimet civile apo dyqanet, për tu lejuar banorëve të qëndrojnë pranë familjeve të tyre dhe për lehtësuar lëvizjen e ekipeve emergjente të cilat janë ende duke kërkuar për qindra persona të raportuar si të zhdukur gjatë 24 orëve të kaluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat