Bilanci i viktimave nga shembja e një ndërtese shkolle në provincën Java Lindore të Indonezisë u rrit në 45 të dielën, ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën më shumë trupa nga rrënojat.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit - Basarnas, ekipet e shpëtimit nxorën 19 viktima të tjera nga rrënojat sot, duke e çuar numrin e të vdekurve në 45, nga një numër prej 37 më herët gjatë ditës, raporton KosovaPress.
Drejtori i operacioneve të Basarnas, Yudhi Bramantyo, tha se bilanci i viktimave që ekipet e shpëtimit kanë evakuuar është 149, me 45 të raportuar të vdekur dhe 104 të mbijetuar.
Kjo e uli numrin e personave të zhdukur në 18, megjithëse shifra mbetet e pasigurt, bazuar në listën e pjesëmarrjes së nxënësve të ofruar nga shkolla islamike me konvikt.
Mbi 60 për qind e rrënojave është pastruar, por ekipet hasën pengesa, përfshirë një copë betoni të lidhur me një ndërtesë fqinje, raporton Anadollu.
Abdull Muhari, kreu i Qendrës së të Dhënave, Informacionit dhe Komunikimit për Fatkeqësitë të Agjencisë Kombëtare për Masat Kundër Fatkeqësive (BNPB), tha se 167 studentë u prekën, nga të cilët 104 janë gjetur të sigurt. Katërmbëdhjetë të mbijetuar po marrin trajtim në spitale, 89 janë liruar dhe një është transferuar në një strukturë tjetër.
Qindra studentë, kryesisht djem adoleshentë, ishin brenda Shkollës Islamike me Konvikt Al- Khoziny në qytetin Sidoarjo kur ajo u shemb të hënën.