Delegacioni i Hamasit mbërrin në Egjipt për bisedime për armëpushim

Azia

Delegacioni i Hamasit mbërrin në Egjipt për bisedime për armëpushim

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Delegacioni i Hamasit ka mbërritur në Egjipt për të filluar negociatat për një armëpushim, është bërë e ditur përmes një njoftimi për shtyp.

Delegacioni kryesohet nga Khalil Al-Hayya, kryenegociatori i Hamasit, i cili u pa për herë të parë që nga sulmi i Izraelit në Doha gati një muaj më parë.

CNN ka raportuar se bisedimet midis palëve pritet të fillojnë të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat