Egjipt: Negociata për planin e paqes të SHBA-së për Gazën

Azia

Egjipt: Negociata për planin e paqes të SHBA-së për Gazën

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 08:06
Zhvillohen negociata indirekte midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas mbi planin e paqes të SHBA-së për Rripin e Gazës

Sipas njoftimeve të mediave në Egjipt kanë nisur negociatat indirekte mbi planin e Presidentit Trump për Gazën. Po ashtu mediat njoftojnë se Presidenti Putini telefonoi me Netanyahun rreth planit të Trumpit për Gazën.

Në Sharm el-Sheikh të Egjiptit kanë filluar negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas mbi planin e paqes të SHBA-së për Rripin e Gazës. Grupi televiziv Al-Kahera News, i cili është i afërt me Shërbimin Sekret Egjiptian, njoftoi se delegacionet kanë diskutuar rreth "kushteve themelore" për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Sipas raportimeve të medias delegacioni i Hamasit kishte zhvilluar tashmë bisedime fillestare me ndërmjetës nga Kataridhe Egjipti. Plani i paqes i Presidentit të SHBA-sëDonald Trump përfshin, ndër të tjera, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Putin: Një shtet i pavarur palestinez komponent qendror

Sipas të dhënave të Kremlinit Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Sipas një deklarate qeveritare të Moskës biseda e tyre telefonike u përqendrua në "zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe kontekstin e planit të Presidentit të SHBA-së për normalizimin në Rripin e Gazës".

Putini e vlerësoi planin e paqes të Trumpit për Rripin e Gazës dhe shprehu shpresën e tij se ky plan do të zbatohet me sukses. Në të njëjtën kohë kreu i Kremlinit theksoi se Moska e sheh krijimin e një shteti të pavarur palestinez si një komponent qendror të një zgjidhjeje paqeje përLindjen e Mesme.

Netanyahu dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe për programin bërthamor iranian dhe mënyrat për të stabilizuar Sirinë./DW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat