Kryqi i Kuq në rrugë për të pranuar grupin e dytë të pengjeve
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Kryqi i Kuq është në rrugë për të pranuar grupin e dytë të pengjeve në jug të Gazës.
Grupi i parë me shtatë persona tashmë ka arritur në Izrael.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Kryqi i Kuq është në rrugë për të pranuar grupin e dytë të pengjeve në jug të Gazës.
Grupi i parë me shtatë persona tashmë ka arritur në Izrael.
Pamjet e para të pritjes së Trumpit në Izrael. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke shtrënguar duart me presidentin amerikan.
Presidentit amerikan, Donald Trump, pritet t'i bëhet pritje madhështore në Izrael.
Tashmë shihet një qilim i kuq i shtruar për të në pistë. Të pranishëm janë edhe zyrtarë ushtarakë, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ky i fundit ia ka përsëritur disa herë Trumpit se Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas planit, operacionet ushtarake janë ndalur në Gazë.
Hamasit i kërkohet shkatërrim i plotë i armëve.
Faza e parë e parasheh atë që po ndodh sot: lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Një tjetër pikë e rëndësishme ka të bëjë me dërgimin e ndihmave në Gazë, proces që tashmë ka nisur.
Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur në plan edhe udhëheqjen e Gazës në të ardhmen.
Aty thuhet se “një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” do të qeverisë përkohësisht “me mbikëqyrje të një trupi ndërkombëtar, Bordi i Paqes” i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan, Donald Trump. Në të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh.
Aty theksohet se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje “direkte, jodirekte, apo të çfarëdo forme”.
Një pjesë e mirë në plan i është kushtuar atij që SHBA-ja e quan “plan për zhvillim ekonomik”, me qëllim të rindërtimit të Gazës. Aty përmendet se “Izraeli nuk do ta pushtojë apo aneksojë Gazën” dhe që forcat izraelite do të largohen nga territori në disa faza.
Plani e lë të hapur derën për një shtetësi palestineze. / REL
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se i ka pranuar shtatë pengjet e para.
Ajo i ka publikuar emrat e tyre në rrjete sociale me mbishkrimin “Mirë se vini në shtëpi”.
Sapo të arrijnë në Izrael, pengjet do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ka thënë ushtria. / REL
Gjithçka ka filluar më 7 tetor të vitit 2023, kur militantë të Hamasit – grupit terrorist – e kanë sulmuar jugun e Izraelit, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake për ta shkatërruar Hamasin dhe për pasojë në Gazë besohet të kenë vdekur mbi 66 mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë.
Lufta e ka bërë pothuajse rrafsh me tokë Gazën dhe banorët janë në zi buke, sipas grupeve ndërkombëtare për ndihma. / REL
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin për paqe në Egjipt, pasi refuzon të “angazhohet me homologët” që i sulmojnë njerëzit e Iranit.
Më herët gjatë këtij viti, në qershor, Izraeli pati nisur sulme ndaj objekteve ku ruhen raketat iraniane, duke e nxitur Iranin të hakmerret me raketa dhe dronë drejt qendrës së Izraelit.
Më pas, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme kundër programit bërthamor të Teheranit.
Megjithatë, ministri iranian ka thënë se vendi i tij e mirëpret çdo iniciativë që i jep fund konfliktit në Gazë. / REL
Samiti do të mbahet në Egjipt.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi do të jenë në krye të bisedimeve.
Në mesin e liderëve tjerë janë: kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Aty pritet të jetë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për ta finalizuar marrëveshjen që i jep fund luftës në Gazë, ka bërë të ditur zyra e tij. / REL
Kryqi i Kuq ka konfirmuar se shtatë pengjet e para izraelite janë liruar nga Hamasi dhe janë në rrugë për t’u kthyer në shtëpi.
Lirimi vjen si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë. Familjarët dhe autoritetet presin me emocion mbërritjen e tyre.
Ata janë
– Matan Angrist
– Gali dhe Ziv Berman
– Alon Ahel
– Eitan Mor
– Guy Gilboa-Dalal
– Omri Miran
Në një zhvillim të rëndësishëm dhe të shumëpritur, 20 pengje izraelite do të lirohen sot përmes korridorit Netzarim, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi mes Izraelit dhe përfaqësuesve palestinezë.
Izraeli ka pranuar të lirojë 1,950 të ndaluar dhe të burgosur afatgjatë palestinezë në këmbim të këtyre 20 pengjeve. Dy prej pengjeve izraelite ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.
Në një gjest simbolik, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përcjellë një shënim të shkruar me dorë për pengjet, ku thuhet: “Mirë se erdhët përsëri!”
Ndërkohë, turmat janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv dhe qytete të tjera, duke pritur me ankth dhe emocione kthimin e pengjeve.
Nga ana tjetër, të burgosurit palestinezë janë parë duke hipur në autobusë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa automjetet e Kryqit të Kuq janë në gatishmëri për të siguruar transferimin human dhe mjekësor.
Po ashtu, ka mbërritur ndihma e parë humanitare për banorët e uritur të Gazës, shënuar si një tjetër hap i rëndësishëm në këtë ditë me zhvillime dramatike.
Ngjarja po ndiqet nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, mes shpresave për lehtësim tensionesh dhe një përparim të mundshëm drejt qetësimit të situatës në rajon.