54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë

Azia

54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Dhjetëra persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në një xhami brenda kompleksit të një shkolle të mesme në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta.

Shefi i policisë së qytetit, Asep Edi Suheri, ka theksuar se 54 persona janë dërguar në spital.

Sipas tij, plagët variojnë nga të lehta deri në të rënda, duke përfshirë edhe djegie.

Ai ka theksuar se Policia Metropolitane e Xhakartës po heton shkakun e shpërthimit që ndodhi në zonën Kelapa Gading, në veri të qytetit, raporton BBC. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat