Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Azia

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Japonia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti, në një thellësi prej 11.2 kilometrash (6.9 milje), goditi Yamadën, pranë brigjeve të provincës lindore Iëate, rreth orës 16:23 sipas orës lokale (07:23 GMT), shkruan Anadolu.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti ishte tre ballë sipas shkallës japoneze të intensitetit sizmik prej shtatë.

Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë njoftim për cunami ose dëme.

Një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 6.6 ballë goditi provincën Iëate në një thellësi prej 10 km (6.21 milje). Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, i cili u hoq më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat