Bordi i Paqes për Gazën do të shpallet në fillim të vitit 2026

Azia

Bordi i Paqes për Gazën do të shpallet në fillim të vitit 2026

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 15:41
Foto arkiv/ Gaza

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se anëtarët e “Bordit të Paqes” për Gazën do të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm, duke shtuar se ata do të përbëhen nga udhëheqës globalë.

“Do ta bëjmë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe Bordi i Paqes do të... do të jetë një nga bordet më legjendare ndonjëherë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Në thelb, do të jenë kreu i vendeve më të rëndësishme. Të gjithë duan të jenë në të”.

Bordi është një komponent kyç i marrëveshjes së armëpushimit të Trump për Rripin e Gazës, edhe pse detajet kryesore, përfshirë anëtarësinë e tij, ende nuk janë shpallur. Ai pritet të luajë një rol ndihmës në administrimin e Gazës sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të Trump. Presidenti amerikan ka thënë se do të shërbejë si kryetar i grupit, transmeton KosovaPress.

Që nga tetori 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 70 mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur afërsisht 171 mijë të tjerë në Gaza gjatë një lufte mbi dyvjeçare, e cila u ndal me një marrëveshje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat