​Netanyahu: Australia i ka hedhur benzinë zjarrit të antisemitizmit

Azia

​Netanyahu: Australia i ka hedhur benzinë zjarrit të antisemitizmit

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 15:05
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Australia "i shtoi benzinë zjarrit të antisemitizmit" përpara sulmit në Sidnei, duke vënë në dukje se i kishte dërguar një letër kryeministrit australian Anthony Albanese në gusht.

Kështu shkruan Times of Israel.

Duke parafrazuar letrën e tij, Netanyahu pretendon se politikat e Albanese, të cilat përfshijnë njohjen e një shteti palestinez, inkurajojnë "urrejtjen ndaj hebrenjve që tani pushton rrugët tuaja. Antisemitizmi është një kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin.

Ju duhet ta zëvendësoni dobësinë me veprim".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat