16 të vdekur dhe 18 të plagosur në aksident me autobus në Indonezi

Azia

16 të vdekur dhe 18 të plagosur në aksident me autobus në Indonezi

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 19:40
Pamje nga aksidenti

Të paktën 16 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus të hënën në provincën Java Qendrore të Indonezisë, thanë zyrtarët.

Sipas zyrtarëve, autobusi i pasagjerëve humbi kontrollin pasi goditi ndarësen e rrugës dhe u përmbys. Autobusi, që mbante 34 pasagjerë, po udhëtonte nga kryeqyteti Xhakarta për në qytetin Yogyakarta, transmeton Anadollu Agency.

Pasagjerët e plagosur u dërguan menjëherë në spitalet më të afërta.

Shkaku i aksidentit thuhet të jetë tejkalimi i shpejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat