​Shpërthim në Siri, 8 të vdekur e 18 të plagosur

Azia

​Shpërthim në Siri, 8 të vdekur e 18 të plagosur

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 16:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën tetë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një xhami në qytetin qendror sirian të Homsit gjatë lutjeve të së premtes, tha Ministria e Shëndetësisë.

Najeeb Al-Naasan, drejtor i shërbimeve të urgjencës dhe ambulancës në ministri, tregoi se "numri i viktimave nuk është përfundimtar dhe ka të ngjarë të rritet".

Një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Brendshme tha se "shpërthimi terrorist" kishte në shënjestër Xhaminë Imam Ali ibn Abi Talib në rrugën Al-Khodari në lagjen Wadi al-Dhahab.

Njësitë e sigurisë u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe vendosën një kordon sigurie rreth zonës.

Ekipet e specializuara kanë filluar hetimin e sulmit dhe mbledhjen e provave për të identifikuar dhe ndjekur personat përgjegjës. Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin menjëherë.

Administrata e re siriane po punon për të forcuar kushtet e sigurisë në të gjithë vendin dhe për të ndjekur mbetjet e regjimit të mëparshëm të akuzuar për nxitje të trazirave të sigurisë, raporton Anadollu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat