Izraeli ka përshëndetur largimin nga pushteti të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, pas arrestimit dhe rrëzimit të tij nga Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në rrjetin social X, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e quajti këtë moment “historik” dhe u shpreh se Izraeli qëndron “bashkë me popullin venezuelian që ka vuajtur nën sundimin e Maduros”.
Ai e cilësoi udhëheqësin si një “diktator që drejtonte një rrjet të narkotrafikut dhe terrorizmit”, duke shprehur shpresën për rikthimin e demokracisë në Venezuelë dhe vendosjen e marrëdhënieve miqësore mes shteteve.
“Izraeli përshëndet largimin e diktatorit që drejtonte një rrjet të narkotrafikut dhe terrorizmit dhe shpreson në rikthimin e demokracisë në vend, si dhe në vendosjen e marrëdhënieve miqësore mes shteteve”, shkroi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, në rrjetin social X.