Japonia goditet nga dy tërmete të forta

Azia

Japonia goditet nga dy tërmete të forta

Më: 6 janar 2026 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Japonia sot është goditur nga dy tërnete të fuqishme.

Njëra ka ndodhur në Bregun Perëndimor të këtij vendi, me një fuqi prej 6.2 ballë të Rihterit.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se nuk ka paralajmërime për cunami.

Derisa autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se një dridhje e dytë e tokës u regjistrua 10 minuta më vonë.

Kjo goditje ishte e fuqishme 5.1 ballë të Rihterit.

Sipas Agjencisë Meteorologjike, epiqendra ishte në Prefekturën Shimane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat