​Të paktën 32 persona humbën jetën pasi vinçi u rrëzua mbi tren në Tajlandë

Azia

​Të paktën 32 persona humbën jetën pasi vinçi u rrëzua mbi tren në Tajlandë

Më: 14 janar 2026 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 32 persona humbën jetën dhe 66 u plagosën kur një vinç ndërtimi u rrëzua mbi një tren pasagjerësh në Tajlandën verilindore.

Vinçi e nxori trenin nga shinat dhe shtypi disa vagonë, duke shkaktuar edhe zjarr. Në tren ndodheshin rreth 171 pasagjerë, kryesisht studentë dhe punëtorë.

Autoritetet kanë nisur hetime dhe Hekurudha Shtetërore e Tajlandës po padit kompaninë e ndërtimit përgjegjëse, shkruan BBC. 

Kryeministri bëri thirrje për ndëshkimin e fajtorëve, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të neglizhencës.

Incidenti ndodhi gjatë punimeve për një projekt të madh hekurudhor të mbështetur nga Kina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat