​Rikthehet interneti për popullin Iranian

Azia

​Rikthehet interneti për popullin Iranian

Më: 17 janar 2026 Në ora: 20:19
Ilustrim

Irani ka filluar të lehtësojë kufizimet gjithëpërfshirëse të komunikimit të vendosura pas protestave vdekjeprurëse antiqeveritare që tronditën vendin për më shumë se dy javë.

Autoritetet kanë rivendosur shërbimin e mesazheve të shkurtra (SMS) në të gjithë vendin si pjesë e një plani me faza pas tetë ditësh ndërprerjeje pothuajse totale të internetit.

Vendimi erdhi pas asaj që përshkruhet si stabilizim i situatës së sigurisë.

Autoritetet thanë se ndërprerja e internetit kishte “dobësuar ndjeshëm lidhjet e brendshme të rrjeteve të opozitës jashtë vendit” dhe kishte ndërprerë aktivitetet e “qelizave terroriste”, transmeton OraNews, trassmeton KosovaPress.

Ata thanë se do të heqin gradualisht kontrollet e tjera të internetit dhe komunikimeve.

Zyrtarët thonë se rivendosja do të ndjekë një qasje me faza.

Udhëzimi i vetëm zyrtar deri më tani ka ardhur nga Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i cili ka thënë se lidhja do të kthehet “së shpejti”.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta në Iran pavarësisht protestave që kanë qenë relativisht të qeta ditët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat