​Shpërthimi i virusit Nipah në Indi nxit kontrolle në aeroporte të Azisë

Azia

​Shpërthimi i virusit Nipah në Indi nxit kontrolle në aeroporte të Azisë

Më: 27 janar 2026 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Një shpërthim i virusit Nipah në shtetin Perëndimor të Bengalit në Indi ka ngjallur shqetësim në disa vende të Azisë, duke shtuar kontrollet në aeroporte. Sipas BBC, Tajlanda ka nisur skanimin e udhëtarëve në tre aeroporte që marrin fluturime nga West Bengal, ndërsa Nepali po kontrollon mbërritjet në aeroportin e Katmandusë dhe në pikat kufitare tokësore.

Pesë punonjës shëndetësorë në Bengal u infektuan nga virusi këtë muaj, njëri prej të cilëve në gjendje kritike, dhe rreth 110 persona janë karantinuar. Nipah mund të përhapet nga kafshët te njeriu dhe mes njerëzve përmes ushqimit të kontaminuar. Sëmundja ka shkallë të lartë vdekshmërie, nga 40% deri në 75%, dhe nuk ekziston vaksinë apo ilaç specifik.

Simptomat përfshijnë temperaturë, dhimbje koke dhe muskujsh, të përziera, fyt të dhimbshëm dhe në raste të rënda encefalit – inflamacion i trurit. Shpërthimet e mëparshme kanë ndodhur në Malajzi (1998), Bangladesh (që nga 2001), dhe Indi (Bengali Perëndimor dhe Kerala), duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe dëme ekonomike.

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa Tajlanda dhe Nepali kanë shtuar masa parandaluese, dhe Tajvani po shqyrton klasifikimin e virusit si "sëmundje emergjente me rrezik të lartë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat