Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim për evakuim për 16 fshatra dhe qytete në Liban, duke sinjalizuar sulme të afërta.
Paralajmërimi, i dhënë nga zëdhënësi ushtarak Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të largohen të paktën 1 kilometër nga zonat e identifikuara, përcjell Bota sot.
Në deklaratë thuhej: “Kushdo që ndodhet pranë operativëve, objekteve dhe armëve të Hezbollahut po vë jetën e tij në rrezik.”
Paralajmërimi përfshin fshatrat dhe qytetet e mëposhtme:
Në një postim të veçantë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se “disa predha” kishin kaluar nga Libani në territorin izraelit, por shumica ishin interceptuar nga Forcat Ajrore Izraelite.
Nuk është raportuar për të lënduar.
Arabia Saudite thotë se ka kapur dhe shkatërruar nëntë dronë
Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite ka deklaruar se nëntë dronë janë interceptuar dhe shkatërruar.
Kjo vjen pasi kabineti i mbretërisë tha se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë e saj dhe për të mbrojtur territorin, qytetarët dhe banorët”.
Ai gjithashtu theksoi “gatishmërinë për të mobilizuar të gjitha kapacitetet për të mbështetur” vendet aleate, përcjell Bota sot.
Të martën, ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite lëshoi një alarm sigurie duke paralajmëruar për sulme të afërta me raketa dhe dronë në qytetin lindor të Dhahranit, një qendër e madhe administrative për industrinë saudite të naftës.
Paralajmërimi erdhi pas një sulmi me dron ndaj ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin saudit, Riad, gjatë natës së së hënës, i cili shkaktoi një zjarr të vogël dhe detyroi mbylljen e ambasadës.
SHBA shpalos synimet e luftës kundër Iranit
Shtëpia e Bardhë i ka shpalosur katër synime të fushatës së saj të vazhdueshëm ajrore kundër Iranit, e cila po zhvillohet në bashkërendim me Izraelin dhe tashmë ka hyrë në ditën e katërt.
Duke shpallur synimet e operacionit të quajtur “Tërbimi Epik”, Shtëpia e Bardhë shkroi në platformën X më 3 mars: “Amerika do të fitojë. Regjimi terrorist iranian do të mposhtet”.
Më pas, ajo renditi hapat për arritjen e këtij qëllimi:
Shkatërrimi i raketave të regjimit iranian
Asgjësimi i flotës së tij detare
Të mos lejohen kurrë më përfaqësuesit e tyre terroristë ta destabilizojnë botën
Të mos mos lejohet KURRË Irani të ketë armë bërthamore. / REL
Strategjia e luftës së Iranit: Ta rrisë koston e konfliktit për ta arritur një armëpushim përfundimtar
Derisa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po luftojnë kundër Iranit, Teherani është duke e zgjeruar konfliktin dhe duke e rritur koston për Uashingtonin, në mënyrë që ta arrijë një armëpushim përfundimtar, thonë ekspertët.
Irani i ka lëshuar mijëra raketa dhe dronë duke shënjestruar bazat ushtarake amerikane, si dhe infrastrukturën energjetike dhe zonat komerciale vendet aleate të SHBA-së, si Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Bahrejn dhe Katar, që nga 28 shkurti.
“Synimi është që të rritet kostoja për Shtetet e Bashkuara, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, për ta bindur Uashingtonin se nuk mund të fitojë në këtë luftë”, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
“Teherani dëshiron të vërtetojë se kjo është luftë që Shtetet e Bashkuara nuk mund ta fitojnë, dhe, prandaj, duhet t'i japë fund sa më shpejt që të jetë e mundur", shtoi ai.
Franca mobilizon avionët luftarakë në Al-Dhafra/ Macron: Do të mbrojmë qytetarët në Lindjen e Mesme
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim drejtuar kombit lidhur me luftën në Iran dhe pasojat e saj. Franca u zotua të mbrojë shtetasit e saj dhe bazat në Lindjen e Mesme.
Macron u shpreh se Franca do të rrisë pozicionin e saj mbrojtës në Lindjen e Mesme dhe se do të mbështesë vendet në rajon të synuara nga Irani si hakmarrje, për sulmet izraelito-amerikane.
Franca kishte vendosur avionë luftarakë Rafale mbi Emiratet e Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj detare dhe ajrore. Po ashtu Franca ka qindra personel të marinës, forcave ajrore dhe ushtrisë të vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Avionët e saj Rafale janë të stacionuar në bazën Al-Dhafra pranë Abu Dhabit.
“Këto Rafale dhe pilotët e tyre janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e objekteve tona”, tha ministri i jashtëm i Francës, në përgjigje të një pyetjeje mbi veprimet franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë fundjavës për të neutralizuar dronët iranianë.
Trump thotë se pothuajse "gjithçka është rrënuar" në Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.
Ai thekson se Irani tani nuk ka më marinë, as forcë ajrore apo kapacitete për të zbuluar sulmet ajrore.
“Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” theksoi Trump duke folur në një konferencë për media me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
Trumpi u pyet se cili është skenari më i keq për të cilin Shtetet e Bashkuara janë përgatitur.
Ai u përgjigj se skenari më i keq është që “ta bëjmë këtë dhe pushtetin ta marrë dikush që është po aq i keq sa personi i mëparshëm”.
Trumpi shtoi se kishin pasur në mendje disa persona që mund ta udhëhiqnin vendin, por se ata tashmë janë të vdekur.
Trumpi u pyet nëse e konsideron Reza Pahlavin, djalin e të shahut të fundit të Iranit, si një alternativë të mundshme për të udhëhequr vendin në të ardhmen.
Në përgjigje, ai tha se, megjithëse “disa njerëz e pëlqejnë atë”, sipas tij skenari më i mirë do të ishte që pushtetin ta marrë “dikush që tashmë ndodhet brenda vendit”.
Trump foli edhe për marrëdhëniet e tij me Gjermaninë, për të cilën tha se ka një “afërsi të madhe” me SHBA-në.
Ai shtoi se të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu për marrëveshje tregtare.
Furnizimi i naftës në rrezik: Lufta po ndalon dërgesat nga Lindja e Mesme
Lufta që po përfshin Lindjen e Mesme ka shkaktuar një bllokim të facto të Ngushticës së Hormuzit, duke vonuar dërgesat e naftës drejt pjesës tjetër të botës.
Jo vetëm që furnizimet po vonohen, por disa vende të OPEC-ut janë detyruar të reduktojnë prodhimin thelbësor të naftës pikërisht kur nevojitet për të frenuar rritjen e çmimeve.
“Po shkakton reduktime të prodhimit,” tha Andy Lipow, president i Lipow Oil Associates, në një intervistë telefonike për CNN.
Ai vuri në dukje se nëse pothuajse asnjë tanker nuk kalon në Ngushticën e Hormuzit, kjo do të thotë se tankeret nuk po ngarkojnë naftë në vendet kryesore të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Irakun.
“Nëse nuk ngarkojnë naftë, atëherë depozitat po mbushen. Nëse nuk mund ta ruash naftën, çfarë do të bësh me të?” pyeti Lipow.
Këto reduktime të furnizimit po ndodhin tashmë në Irak.
Sipas raportimeve të Bloomberg News, Iraku ka filluar të ndërpresë prodhimin në fushat më të mëdha të naftës dhe mund të mbyllë deri në 3 milion fuçi në ditë nëse kriza e Ngushticës së Hormuzit vazhdon.
Për shembull, fusha Rumaila, një nga më të mëdhatë në botë, ka filluar të ndalojë prodhimin, raportoi Bloomberg.
CNN ka kontaktuar kompaninë BP, e cila ndihmon në menaxhimin e kësaj fushe në Irak.
Trump tregoi se si e mori vendimin për të goditur Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump filloi takimin me kancelarin gjerman duke folur për situatën në Iran.
Ai e përshkroi Friedrich Merz si një “ndihmës të shkëlqyer” dhe “shumë të mirë”, njofton Sky News.
Duke komentuar mbi Iranin, Trump tha se “ata nuk kanë marinë – është shkatërruar; nuk kanë forcë ajrore – është shkatërruar; nuk kanë sisteme zbulimi ajror – edhe ato janë shkatërruar”.
“Thuajse gjithçka është shkatërruar”, shtoi lideri amerikan, duke vazhduar se “ne po ecim shumë mirë, kemi një ushtri të shkëlqyer dhe ata po bëjnë një punë fantastike”
MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe përgjigjes së Teheranit
Trump u pyet gjithashtu se si kishte marrë vendimin për të sulmuar Iranin. Ai u përgjigj se “ne po zhvillonim negociata me këta të çmendur. Ata do të sulmonin të parët dhe unë e ndjeva fuqishëm këtë… Nuk doja që të ndodhte”.
Ai shtoi se “ndoshta e kam detyruar Izraelin” për kohën e sulmit, por theksoi se “praktikisht gjithçka që kanë është shkatërruar tani”.
Që nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit të shtunën, Trump tha se Irani “goditi vende që nuk kishin asgjë të bëjnë me ngjarjet, gjë që tregon nivelin e së keqes me të cilën po përballemi”.
Lideri amerikan vijoi duke theksuar se ata po “godasin vetëm vende civile, hotele dhe ndërtesa banimi”.
Trump përfundoi duke thënë se skenari më i keq do të ishte që ne të sulmonim Iranin, por në vend të përmirësimit, dikush tjetër të merrte pushtetin që është po aq i keq sa udhëheqësi i mëparshëm.
Skenari më i keq në Iran për të cilin ShBA është përgatitur? Trump përgjigjet
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur se cili është skenari më i keq për të cilin Shtetet e Bashkuara janë përgatitur.
Sipas tij, situata më e keqe do të ishte nëse një udhëheqës i ri merr përsipër pushtetin, i cili është “aq i keq” sa Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm ajror në shkallë të gjerë në vend gjatë fundjavës.
Ai tha se kishin pasur në mendje disa persona që mund ta udhëhiqnin vendin, por se ata tashmë janë të vdekur, raporton BBC.
Trumpi tha se skenari më i mirë do të ishte që pushtetin ta marrë “dikush që tashmë ndodhet brenda vendit”.
Ndërsa ka folur tutje në konferencën për shtyp, presidenti amerikan po ashtu tha se ishte “shumë i zhgënjyer” me Britaninë e Madhe për shkak të refuzimit të Londrës për t’i lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake britanike, përfshirë atë strategjike në Diego Garcia në Oqeanin Indian, në goditjet e para kundër Iranit.
Ai tha se edhe Spanja ka qenë “shumë jo bashkëpunuese”, ndërsa bëri të ditur i ka dhënë udhëzim Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, që “të ndërpresë çdo tregti me Spanjën”.
Trump thotë se pothuajse "gjithçka është rrënuar" në Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.
Ai thekson se Irani tani nuk ka më marinë, as forcë ajrore apo kapacitete për të zbuluar sulmet ajrore.
“Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” theksoi Trump duke folur në një konferencë për media me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
Trump foli edhe për marrëdhëniet e tij me Gjermaninë, për të cilën tha se ka një “afërsi të madhe” me SHBA-në.
Ai shtoi se të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu për marrëveshje tregtare. / REL