Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar iranian ka thënë se Irani do t’ia “vërë flakën kujtdo që përpiqet të kalojë” përmes Ngushticës së Hormuzit.
Paralajmërimi vjen nga Ebrahim Jabbari, këshilltari i komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), i cili foli në televizionin shtetëror.
Ai tha se ngushtica është e mbyllur dhe paralajmëroi anijet: “Nuk duhet të vijnë në këtë rajon. Ata natyrisht se do të përballen me një përgjigje serioze nga ana jonë”.
Jabbari shtoi gjithashtu se amerikanët janë “të etur për naftën e rajonit” dhe se Irani do “t’i godasë tubacionet e tyre në rajon dhe nuk do të lejojë që nafta të eksportohet nga kjo zonë”.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë dhe pika më jetike e kalimit të naftës. Rreth një e pesta e naftës dhe gazit në botë kalon përmes kësaj ngushtice.
Rubio: Qëllimi i SHBA-së është shkatërrimi i raketave balistike të Iranit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sapo ka folur.
Ai u tha gazetarëve: “Misioni ynë është shkatërrimi i kapaciteteve të tyre të raketave balistike dhe aftësisë së tyre për t’i prodhuar ato, si edhe eliminimi i kërcënimit që paraqet marina e tyre ndaj transportit detar global. Ky është qëllimi”.
Rubio shtio: “Nuk do të na vinte keq, nuk do të zhgënjeheshim, dhe shpresojmë se populli iranian do ta rrëzojë këtë Qeveri dhe do ta ndërtojë një të ardhme të re për vendin. Do të dëshironim shumë që kjo të ishte e mundur”.
“Por, synimi i këtij misioni është shkatërrimi i kapaciteteve të tyre të raketave balistike dhe kapaciteteve të tyre detare”, tha ai.
Britania e Madhe do t'i lejojë SHBA-së të përdorë bazat për të goditur vendet e raketave iraniane
Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord me një kërkesë të SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike për sulme "mbrojtëse" në vendet e raketave iraniane, tha kryeministri britanik Keir Starmer.
Por kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar kishte nxjerrë mësime nga "gabimet e Irakut" dhe nuk ishte e përfshirë në sulmet fillestare ndaj Iranit, dhe "nuk do t'i bashkohet veprimeve ofensive tani".
BBC kupton se SHBA-të ka të ngjarë të përdorin bazën ajrore Fairford në Gloucestershire dhe Diego Garcia në Oqeanin Indian për sulme në vendet e raketave iraniane.
Kryeministri bëri njoftimin, të cilin Telegraph raportoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e tha "zgjati shumë", vetëm disa orë para se një bazë britanike në Qipro të goditej nga një sulm me dron të dielën në mbrëmje pa raportuar viktima.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se nga është qëlluar. Sulmi në Akrotiri në Qipro ndodhi rreth mesnatës me Ministrinë e Mbrojtjes që më vonë tha se u shkaktuan "dëme minimale".
Në një deklaratë të publikuar më herët të dielën, Starmer tha se baza e vendimit për të pranuar kërkesën e SHBA-së ishte "vetëmbrojtja kolektive" e aleatëve dhe mbrojtja e jetëve britanike, duke akuzuar Iranin se po ndjek një "strategji të tokës së djegur".
Kryeministri shtoi se SHBA-të do të përdorin bazat e Mbretërisë së Bashkuar për "qëllimin specifik dhe të kufizuar mbrojtës" të shkatërrimit të raketave të Iranit "në burim".
Ai shtoi se masa ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte publikuar atë që e quajti një përmbledhje të këshillës së saj ligjore.
Trump, në një intervistë me Telegraph, tha për vonesën në pranimin e kërkesës së SHBA-së: "Kjo ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë midis vendeve tona". Ai shtoi për Sir Keir: "Duket sikur ai ishte i shqetësuar për ligjshmërinë".
Kërcënimi i ambasadorit iranian në Spanjë: Do të sulmojmë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme
“Irani do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme”, ka kërcënuar ambasadori i Iranit në Spanjë, Reza Zabib.
Ai tha se Irani është “një vend i aftë të reagojë”.
Në të njëjtën kohë, ministri i brendshëm i Spanjës urdhëroi rritjen e mbikëqyrjes dhe sigurisë në të gjithë Spanjën për shkak të kërcënimeve të mundshme.
Kjo erdhi pasi Spanja refuzoi të lejonte SHBA-në të përdorte baza të përbashkëta ushtarake në territorin e saj për të sulmuar Iranin, duke bërë që SHBA-të të tërhiqnin disa avionë KC-135 nga bazat në Cadiz dhe Seville.
Shkatërruesit amerikanë USS Bulkeley dhe USS Roosevelt, të cilët u nisën nga Cadiz javën e kaluar, morën pjesë në sulmet ndaj Iranit, konfirmuan SHBA-të.
Kriza në Lindjen e Mesme, Giorgia Meloni: Sigurisht që jam e shqetësuar, do të ishte marrëzi të supozohej se…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelito-amerikan ndaj Iranit, duke theksuar se situata aktuale është pasojë e një krize më të gjerë të së drejtës ndërkombëtare.
Në një intervistë për televizionin Canale 5, Meloni deklaroi se destabilizimi global nisi me luftën në Ukrainë, kur, sipas saj, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmoi një vend fqinj, duke hapur rrugën për një periudhë kaosi në skenën ndërkombëtare.
“Sigurisht që jam e shqetësuar, sepse do të ishte marrëzi të mendonim se ajo që po ndodh, edhe larg kufijve tanë, nuk na prek”, u shpreh ajo. Kryeministrja theksoi se Italia ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një marrëveshje serioze mbi programin bërthamor iranian, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që regjimi aktual në Teheran të disponojë raketa me rreze të gjatë veprimi me koka bërthamore.
Sipas saj, dështimi i përpjekjeve diplomatike çoi në vendimin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për të ndërmarrë sulme, pa përfshirë partnerët evropianë në proces.
Duke komentuar qëndrimin në Dubai të ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, Meloni theksoi se ai “nuk pushoi kurrë së bëri punën e tij” dhe se Italia mbetet në kontakt të vazhdueshëm me vendet e Gjirit dhe partnerët evropianë.
Objektivi kryesor, sipas saj, është shmangia e zgjerimit të krizës. Ajo shtoi se situata nuk mund të përmirësohet nëse Irani nuk ndalon sulmet ndaj vendeve të Gjirit, të cilat i cilësoi si të pajustifikuara.
Sa i përket rrezikut të sulmeve terroriste, kryeministrja deklaroi se niveli i gatishmërisë në Itali është maksimal, duke nisur nga shërbimet kombëtare të sigurisë.
Trump do të takohet me kancelarin gjerman për të diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme
Nga: A.M.
Presidenti Donald Trump do të takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë të martën, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN, transmeton "Bota sot".
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pasi Trump nisi sulmet ndaj Iranit gjatë fundjavës, ndër të tjera.
"Do të takohem me Presidentin Trump në Uashington të martën për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Jam në kontakt të ngushtë me partnerët në Evropë, Izrael dhe rajon. Tani nuk është koha për të fajësuar njëri-tjetrin, por për unitet dhe veprim të përbashkët", tha Merz në një postim në mediat sociale.
Merz do të jetë udhëheqësi i parë evropian që viziton Uashingtonin që nga fillimi i luftës në Iran.
Ushtria izraelite thotë se ka goditur disa seli të inteligjencës iraniane
Nga: A.M.
Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur "dhjetëra" objektiva që i përkasin regjimit iranian dhe shërbimeve të tij të inteligjencës në kryeqytetin e Iranit, Teheran, në valë të tjera sulmesh, shkruan CNN, transmeton "Bota sot".
Sulmet kishin në shënjestër "selinë, bazat dhe qendrat rajonale të komandës së organeve të sigurisë së brendshme të regjimit terrorist iranian", thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë të hënën.
Ata gjithashtu shënjestruan më shumë se 10 vende që i përkasin shërbimeve kryesore të inteligjencës së regjimit nën Ministrinë e Inteligjencës, tha IDF.
Përveç kësaj, IDF tha se kishte goditur disa lëshues raketash dhe grupe raketash balistike.
Izraeli dhe SHBA intensifikojnë sulmet në Iran, parashikohet ulje e raketave balistike drejt Izraelit
Nga: A.M.
Izraeli pret që aftësia e Iranit për të lëshuar raketa balistike do të ndikohet ndjeshëm në 24 orët e ardhshme, thanë dy zyrtarë izraelitë, ndërsa SHBA-të dhe Izraeli intensifikojnë sulmet e tyre në Iran.
Shkalla e lëshimit të raketave nga Irani pritet të ulet deri të martën në mbrëmje, thanë zyrtarët, me më pak raketa që do të lëshohen drejt Izraelit, shkruan CNN, transmeton "Bota sot".
SHBA-të dhe Izraeli kanë goditur tashmë më shumë se 1,200 objektiva në tre ditët e para të luftës. Deri të martën, kjo shifër pritet të dyfishohet, pas asaj që zyrtarët e përshkruan si një ritëm të pandërprerë sulmesh të hënën që pritet të vazhdojë edhe natën.
Sulmet e së hënës në mbrëmje nga SHBA-të dhe Izraeli pritet të përqendrohen në lëshuesit e raketave, forcat e sigurisë së brendshme dhe objektivat e Gardës Revolucionare, tha një nga zyrtarët.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë treguan vazhdimisht të hënën se ritmi dhe suksesi i fushatës ajrore po tejkalon shumë pritjet.
SHBA-të thonë se kanë fundosur 11 anije iraniane
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë se ka fundosur 11 anije iraniane në Gjirin e Omanit, duke e lënë Iranin pa asnjë anije të mbetur në zonë.
“Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin e Omanit, sot nuk kanë asnjë.
“Regjimi iranian ka ngacmuar dhe sulmuar anijet ndërkombëtare në Gjirin e Omanit për dekada të tëra. Ato ditë kanë mbaruar.
Liria e lundrimit detar ka mbështetur prosperitetin ekonomik amerikan dhe global për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë ta mbrojnë atë”, shkruan Centcom në X.
Raketa iraniane fluturon pranë një aeroplani izraelit, publikohen pamjet nga brendësia e kabinës së fluturakes
Ushtria izraelite ka publikuar një video që tregon një pilot aeroplani luftarak të Forcave Ajrore Izraelite, duke shmangur një raketë iraniane të mbrojtjes ajrore gjatë operacioneve mbi Iranin.
"Ka një tjetër lëshim, duke u drejtuar mbi retë", dëgjohet piloti duke thënë në video.
Sipas IDF-së, aeroplani kishte kryer sulme në Teheran.
Ushtria thotë se aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer mbi 1,000 fluturime mbi Iranin që nga fillimi i konfliktit të shtunën.
Madje kanë goditur objekte të rëndësishme që shërbenin si strehë për eprorët e lartë ushtarakë iranian.
״יש שיגור נוסף, מסיט אותנו, עולה מעל העננים״ תיעוד מיוחד: טייס קרב שתקף בטהרן מתחמק מטיל איראני ששוגר לכיוונו