Shpërthime të tjera 'masive' dëgjohen në Teheran
Shpërthime të fuqishme sapo janë dëgjuar në kryeqytetin iranian.
Rrjeti ynë partner amerikan NBC News i përshkroi shpërthimet si "masive".
Shpërthime të fuqishme sapo janë dëgjuar në kryeqytetin iranian.
Rrjeti ynë partner amerikan NBC News i përshkroi shpërthimet si "masive".
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka postuar një foto në platformën X ku ai shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu në bisedën e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, është e shkruar në postim.
Ajo që bie në sy është se mbi tavolinën e Netanyahut qëndron libri Aleatët në Luftë” nga Tim Bouverie.
Thirrja telefonike vjen pas sulmit të përbashkët të këtyre dy shteteve ndaj Iranit.
Një dron iranian ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit sot pasdite, duke shkaktuar lëndime të lehta te disa punonjës të aeroportit dhe dëme materiale të kufizuara në Terminalin 1.
Sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit Publik për Aviacionin Civil të Kuvajtit (PACA), sulmi me dron ka rezultuar në plagosje të lehta për një numër punonjësish, ndërsa dëmet në terminalin e pasagjerëve janë vlerësuar si të kufizuara.
Autoritetet kanë aktivizuar menjëherë procedurat e emergjencës, kanë siguruar zonën dhe kanë marrë situatën nën kontroll të plotë. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, institucioni përgjegjës për aviacionin civil theksoi se situata është vënë nën kontroll të plotë nga autoritetet përkatëse dhe se po merren të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë.
Mediat ndërkombëtare dhe agjencitë shtetërore si KUNA raportojnë se sulmi vjen në kuadër të tensioneve të larta rajonale, pas sulmeve të mëparshme të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj caqeve në Iran, të cilat kanë shkaktuar hakmarrje iraniane në disa vende të Gjirit.
Autoritetet kuvajtiane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht përgjegjësinë, por burime të shumta lidhin ngjarjen me dronë iranianë si pjesë e përgjigjes ndaj sulmeve të mëparshme nga SHBA dhe Izraeli.
Situation at Kuwait International Airport following an Iranian drone strike.pic.twitter.com/RNgYW1wAaG
— Clash Report (@clashreport) February 28, 2026
Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është thirrur më vonë gjatë së shtunës në Nju Jork.
Thirrje për takim kanë bërë Bahreini, Kolumbia, Kina, Rusia dhe Franca.
Njoftimi vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka dënuar sulmet e së shtunës në Lindje të Mesme.
Zyrtarët e OKB-së bëjnë thirrje për qetësi dhe për një ndërmjetësim të menjëhershëm për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.
Një zyrtar i ushtrisë izraelite ka thënë se “figura të larta” të regjimit iranian janë “eliminuar” pas sulmeve të së shtunës, pa përmendur emra specifikë.
Zyrtari ka thënë se tri qendra ku ishin mbledhur pjesëtarë të Qeverisë iraniane janë goditur në të njëjtën kohë.
Sipas tij, ushtria izraelite ka qenë në “bashkëpunim të ngushtë” me ushtrinë amerikane dhe e ka ndërtuar një listë “të gjatë dhe të vlefshme” të shënjestrave.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se aeroplanët britanikë janë “në qiell” në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në operacione të koordinuara mbrojtëse, me qëllim mbrojtjen e interesave dhe aleatëve të vendit të tij.
Gjatë një fjalimi televiziv të shtunën, Starmer theksoi se Britania “nuk ka luajtur asnjë rol” në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit, por shtoi se forcat e vendit të tij janë aktive në rajon.
“Aeroplanët britanikë janë në qiell sot si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse rajonale për të mbrojtur popullin tonë, interesat tona dhe aleatët tanë,” tha Starmer.
Ai u bëri thirrje Iranit të heqë dorë nga sulmet e mëtejshme në Lindjen e Mesme, të braktisë programin e armëve dhe të ndalë “dhunën dhe shtypjen e tmerrshme ndaj popullit iranian.”
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer të shtunën sulme të përbashkëta në mbarë Iranin, duke nxitur sulme hakmarrëse nga Teherani.
Shpërthime të shumta janë dëgjuar në disa qytete iraniane, përfshirë kryeqytetin, Teheran, ku raportohet se janë shënjestruar zyra e liderit suprem, Ayatollah Ali Kahmenei dhe ajo e presidentit, Masud Pezeshkian. Gjendja e tyre nuk dihet.
Presidenti amerikan, Donald Trump, teksa konfirmoi sulmet, i tha popullit iranian se “ora e lirisë suaj po afron”.
Për shpërthime, sirena alarmi dhe tym është raportuar në gjithë rajonin e Gjirit, pasi Irani u zotua për “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmeve amerikano-izraelite.
Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Bahreini dhe Jordania kanë bërë të ditur se po i rrëzojnë raketat e lëshuara nga Irani drejt bazave ushtarake amerikane në territoret e tyre.
Agjenci lajmesh në Iran raportojnë për gati 40 të vrarë pas sulmit në një shkollë. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë këto raportime. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se një civil u vra nga mbetjet që ranë pas një goditjeje “që përfshinte raketa balistike iraniane”.
Irani po përballet me ndërprerje pothuajse totale të internetit, si dhe një valë të gjerë sulmesh kibernetike, andaj verifikimi i situatës në terren është vështirësuar.
Disa liderë botërorë kanë bërë thirrje për zgjidhje diplomatike.
Forcat Ajrore Izraelite kanë publikuar pamje të momentit kur gjenerali i ushtrisë Tomer Bar ka thënë urdhrin për pilotët izraelitë që të sulmojnë Iranin.
“Agimi i së shtunës, Operacioni ‘Vrumbullima e Luanit’ është duke u zhvilluar, ju jeni të autorizuar të vazhdoni, të godisni objektivat tuaja – po bëni histori.
Unë ju besoj. Suksese të gjithëve.”, citohet të ketë thënë gjenerali izraelit Bar
הרמטכ"ל למפקד חיל-האוויר, אלוף תומר בר וטייסי חיל האוויר ביציאה לתקיפה באיראן: ״שחר יום שבת מבצע 'שאגת הארי' יוצא לדרך, אתם רשאים לבצע, פגעו במטרות שלכם - אתם עושים היסטוריה. אני סומך עליכם בהצלחה לכולנו"
— Israeli Air Force (@IAFsite) February 28, 2026
הרמטכ״ל, רב-אלוף אייל זמיר פיקד היום על תקיפות חיל האוויר באיראן יחד עם… pic.twitter.com/esVy0O0kBV
Sipas forcave ajrore izraelite sulmi i sotëm është koordinuar mes gjeneralit Eyal Zamir, gjeneralit Tomer Bar dhe disa komandantë të tjerë.
Zëdhënësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe në Iran ka thënë se mbi 20 provinca janë prekur në gjithë shtetin nga sulmet amerikane dhe izraelite të së shtunës.
Mojtaba Khaledi ka raportuar se ekipet për kërkim-shpëtim janë duke punuar për t’i identifikuar të plagosurit dhe vdekurit, pas një sulmi në një shkollë në qarkun Minab.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë “distancë 100-metërshe” nga zonat e prekura dhe të shmangin tubimet nëpër ato lokacione.
Më herët gjatë ditës, guvernatori i Minabit, qytet në jug të Iranit, ka thënë se 40 nxënës janë vrarë si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këtë pretendim në mënyrë të pavarur.
Konflikti aktual në Lindjen e Mesme është një “moment historik i mbushur me shumë sfida”, ka deklaruar një zyrtar i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për CNN, duke shtuar se vendi i tij dhe shtetet e tjera të rajonit kanë “dështuar” të garantojnë stabilitetin rajonal.
“Pjesa jonë është të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fqinjët si Irani për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e rajonit… qartazi këtë herë kemi dështuar”, tha Anwar Gargash, këshilltar i presidentit të Emirateve, në një intervistë me gazetaren Becky Anderson.
Ai theksoi se vendi i tij dhe shtetet e tjera të rajonit po punojnë “shumë fort” për të shmangur luftën.
Në komentet e para të një zyrtari nga Gjiri lidhur me situatën, Gargash deklaroi se Emiratet, të cilat u shënjestruan nga Irani të shtunën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraeli, nuk e “kuptojnë plotësisht” se si mund të zhvillohet kjo luftë dhe bëri thirrje për rikthim në negociata.
“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe dënojmë zgjerimin e këtij konflikti nga Irani për të përfshirë fqinjët… por në të njëjtën kohë të gjithë e kuptojmë se rajoni duhet të shpëtohet nga një përballje ushtarake me përmasa që nuk i kuptojmë plotësisht”, shtoi ai.
Gargash tha gjithashtu se Emiratet nuk kishin marrë njoftim paraprak për operacionin ushtarak, megjithëse e prisnin atë duke u bazuar në ecurinë e negociatave SHBA-Iran.
Sipas tij, ndërsa programet bërthamore dhe raketore të Iranit përbëjnë kërcënim për stabilitetin rajonal, ato duhet të trajtohen përmes një “procesi politik” dhe negociatave, jo përshkallëzimit ushtarak.