Qytetarëve amerikanë u kërkohet të largohen 'menjëherë' nga Iraku

Azia

Qytetarëve amerikanë u kërkohet të largohen 'menjëherë' nga Iraku

Nga: A.SH Më: 14 mars 2026 Në ora: 19:56
Zjarr dhe tym në ambasadën amerikane në Irak pas sulmit iranian

Ambasada amerikane në Bagdad i ka paralajmëruar qytetarët e saj të largohen 'menjëherë' nga Iraku. Gjithashtu, ajo u bën thirrje të gjithë atyre që po mendojnë të qëndrojnë në vend që ta 'rishqyrtojnë' këtë, shkruan Reuters, përcjell Bota sot.

"Irani dhe milicitë terroriste të lidhura me të përbëjnë një kërcënim të madh për sigurinë publike në Irak. Kanë ndodhur sulme kundër qytetarëve amerikanë, interesave amerikane dhe infrastrukturës kritike", shkruan ajo në X.

Siç raportuam më parë, ndërtesa e ambasadës u godit në një sulm të shtunën.

"Mos u përpiqni të vini në Ambasadë në Bagdad ose në Konsullatën e Përgjithshme në Erbil për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të raketave, dronëve dhe mortajave në hapësirën ajrore të Irakut", thotë ambasada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat