Hakerët koreano-verior sulm kibernetik ndaj softuerit, përdorej nga mijëra kompani amerikane

Azia

Hakerët koreano-verior sulm kibernetik ndaj softuerit, përdorej nga mijëra kompani amerikane

Më: 1 prill 2026 Në ora: 11:21
Lideri korean

Hakerë të dyshuar të Koresë së Veriut kanë kryer një sulm kibernetik ndaj një pakete softuerësh që përdoret nga mijëra kompani amerikane. Ekspertët e sigurisë kanë deklaruar se rikuperimi mund të zgjasë me muaj.

Ekspertët që po i përgjigjen sulmit kibernetik thanë se presin një fushatë afatgjatë për të vjedhur kriptomonedha për të financuar regjimin e Koresë së Veriut, i cili shpesh shpenzon para të tilla të vjedhura për programet e tij bërthamore dhe raketore.

Për tre orë, hakerët e lidhur me Phenianin kishin akses në llogarinë e një zhvilluesi softuerësh i cili menaxhon softuerin me burim të hapur të njohur si Axios, shkruan euronews.al.

Hakerët e përdorën këtë akses për të dërguar përditësime keqdashëse në çdo organizatë që shkarkonte softuerin gjatë asaj kohe, duke shkaktuar një përpjekje nga zhvilluesi i softuerëve për të rifituar kontrollin e llogarisë së tij dhe nga drejtuesit e sigurisë kibernetike në të gjithë vendin për të vlerësuar dëmin.

Kompanitë në pothuajse çdo sektor të ekonomisë, nga kujdesi shëndetësor te financat, përdorin Axios për të thjeshtuar ndërtimin dhe menaxhimin e faqeve të tyre të internetit.

Disa firma kriptomonedhash përdorin softuerin, ashtu si edhe firmat teknologjike aktive në industrinë e kriptomonedhave.

John Hammond, një studiues sigurie në Huntress, tha se firma e tij ka identifikuar rreth 135 pajisje të kompromentuara që i përkasin afërsisht 12 kompanive.

Por kjo është vetëm një pamje e shkurtër e numrit të viktimave që pritet të rritet ndërsa organizatat zbulojnë se janë sulmuar nga hakerët.

Vitin e kaluar, hakerat e Koresë së Veriut vodhën 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedha në një sulm të vetëm, në atë që atëherë ishte sulmi më i madh i kriptomonedhave i regjistruar ndonjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat