IDF përfundon një tjetër valë sulmesh kundër regjimit të Teheranit, goditen objektivat ku ruheshin raketat

Azia

IDF përfundon një tjetër valë sulmesh kundër regjimit të Teheranit, goditen objektivat ku ruheshin raketat

Më: 4 prill 2026 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë përfunduar të premten “një valë sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit” në Teheran.

Sipas një përditësimi nga ushtria, ndër objektivat e goditura ishte një sistem i mbrojtjes ajrore ku “ruheshin raketa të destinuara për të synuar avionët”.

Si dhe një objekt ushtarak “përgjegjës për ruajtjen e kapaciteteve kërkimore të regjimit”.

“Këto sulme janë pjesë e fazës së vazhdueshme për të rritur dëmin ndaj sistemeve dhe bazave thelbësore të regjimit iranian”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat