Shefi i ushtrisë izraelite: Nuk ka armëpushim me Libanin, mund të rikthehemi në Iran në çdo moment

Azia

Shefi i ushtrisë izraelite: Nuk ka armëpushim me Libanin, mund të rikthehemi në Iran në çdo moment

Më: 10 prill 2026 Në ora: 09:42
Bint Jbeil.

Shefi i ushtrisë izraelite ka deklaruar se Izraeli vijon të jetë në gjendje lufte dhe jo në armëpushim sa i përket situatës me Libanin, duke theksuar se operacionet ushtarake mbeten aktive në terren.

Në një prononcim për trupat në vijën e frontit, ai u shpreh se ky sektor përbën zonën kryesore të luftimeve. 

“Ne vazhdojmë të luftojmë në këtë zonë, e cila është fronti ynë kryesor. Vendi ku ndodheni është shumë i rëndësishëm, ndodhet në Liban, përballë Hezbollahut”, u tha ai ushtarëve në periferi të Bint Jbeil.

Sa i përket zhvillimeve me Iranin, shefi i ushtrisë deklaroi se aktualisht ekziston një armëpushim, por theksoi se situata mbetet e brishtë. “Jemi në armëpushim, por mund të rikthehemi në luftime në çdo moment, dhe me intensitet të lartë”, paralajmëroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat