Lufta merr përmasa të frikshme/ Mbi 3,300 të viktima në Iran dhe mbi 2,100 në Liban

Azia

Lufta merr përmasa të frikshme/ Mbi 3,300 të viktima në Iran dhe mbi 2,100 në Liban

Më: 15 prill 2026 Në ora: 19:19
Iran

Bilanci i viktimave nga konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të rritet, me më shumë se 5,500 persona të vrarë në Iran dhe Liban në mbi gjashtë javë përleshjesh.

Sipas të dhënave nga autoritetet lokale, në Liban kanë humbur jetën të paktën 2,167 persona nga sulmet izraelite që prej fillimit të marsit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 viktima. Mes të vrarëve janë edhe 172 fëmijë dhe 91 punonjës të shëndetësisë.

Sulmet e Izraelit janë përqendruar ndaj objektivave që lidhen me Hezbollahun, ndërsa operacionet kanë vijuar edhe gjatë një armëpushimi të brishtë në rajon.

Ndërkohë, në Iran raportohen të paktën 3,375 viktima që nga nisja e sulmeve ajrore nga SHBA dhe Izraeli në muajin shkurt.

Tensionet mbeten të larta. Irani ka paralajmëruar se mund të rikthejë sulmet në zonën e Gjirit nëse cenohet siguria e anijeve dhe tankerëve të tij, duke e lidhur këtë me shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat