Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa , tha se i kërkoi mbretit jordanez Abdullah të rihapë Ngushticën e Hormuzit gjatë një bisede telefonike të hënën.
Në një postim në platformën X, Costa tha se ai përsëriti se Bashkimi Evropian mbështet partnerët e tij në këto kohë të vështira dhe mbështet të gjitha përpjekjet diplomatike që janë duke u zhvilluar.
“Rihapja e plotë dhe pa kushte e Ngushticës së Hormuzit mbetet një përparësi.
Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Liban”, shtoi ai.