Asnjë ekip iranian nuk është nisur për në Pakistan “deri tash”

Azia

Asnjë ekip iranian nuk është nisur për në Pakistan “deri tash”

Më: 21 prill 2026 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Irani ende nuk ka dërguar një ekip negociator në Pakistan, sipas medias shtetërore.

Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit tha:

“Asnjë delegacion diplomatik iranian – qoftë një ekip parësor apo dytësor, apo një mision fillestar apo pasues – nuk ka udhëtuar për në Islamabad, Pakistan, deri më tani”.

Raundi i fundit i bisedimeve të drejtpërdrejta dështoi pa një marrëveshje, me armëpushimin e përkohshëm që përfundoi të mërkurën vonë në ShBA, raporton Sky News.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat