Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka dënuar vrasjen e një paqeruajtësi të dytë francez në Libanin jugor, pas një sulmi ndaj një patrulle të Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil).
Më herët, Presidenti francez Macron njoftoi vdekjen e shtetasit të dytë francez pas sulmit të së shtunës, për të cilin ai fajësoi grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili ka mohuar përfshirjen.
Në një deklaratë të postuar nga zyra e Aoun, thuhet se ai “ripërtëri dënimin e tij për incidentin, duke përsëritur ngushëllimet e tij për shtetin francez dhe udhëheqjen e UNIFIL”.
Po ashtu, presidenti libanez ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe shmangies së çdo veprimi që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në jug të vendit.