Netanyahu: Asnjë terrorist nuk është imun ndaj sulmeve izraelite

Azia

Netanyahu: Asnjë terrorist nuk është imun ndaj sulmeve izraelite

Më: 7 maj 2026 Në ora: 14:39
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mori përgjegjësinë për vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollah në Bejrut, duke deklaruar se “asnjë terrorist nuk është imun” ndaj operacioneve izraelite.

Në një video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se Izraeli kishte eliminuar komandantin e forcës Radwan, një njësi elitare e Hezbollahut, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytetin libanez.

“Kushdo që kërcënon shtetin e Izraelit do të vdesë për shkak të veprimeve të tij”, deklaroi ai, duke paralajmëruar kundërshtarët e Izraelit për vijimin e sulmeve ndaj objektivave që konsiderohen kërcënim për sigurinë e vendit.

Deklarata e Netanyahut vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe përshkallëzimi të përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat