Të paktën 22 persona mbetën të vrarë në Liban gjatë sulmeve izraelite ditën e djeshme, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë pavarësisht armëpushimit të shpallur muajin e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve në Liban (NNA), që citon Ministrinë libaneze të Shëndetësisë, mes viktimave janë edhe katër fëmijë. Një nga rastet më të rënda u regjistrua në guvernatoratin jugor të Nabatiyeh, ku një vajzë 12-vjeçare u vra bashkë me të atin, ndërsa udhëtonin me motoçikletë gjatë një sulmi.
Ndërsa ushtria izraelite deklaroi sot se gjatë fundjavës ka vrarë 10 anëtarë të Hezbollahut dhe ka goditur rreth 40 objektiva të infrastrukturës së grupit militant në jug të Libanit.
Ndërkohë, Hezbollahu mori përgjegjësinë për 22 sulme ndaj forcave izraelite në territorin jugor libanez gjatë së shtunës.
Luftimet po vazhdojnë edhe pse më 16 prill ishte u shpall armëpushimi nga presidenti amerikan Donald Trump. Të dyja palët, Izraeli dhe Hezbollahu, kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.