Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në jug të Libanit, pasi paraprakisht u bëri thirrje banorëve të nëntë fshatrave që të evakuohen nga zonat e rrezikuara.
Sulmet e fundit kanë ndodhur vetëm pak më shumë se 12 orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan zgjatjen për 45 ditë të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të mërkurën është bërë e ditur se 2,882 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi.
Një armëpushim fillestar mes Izraelit dhe Libanit ishte arritur më 16 prill, megjithatë si Izraeli ashtu edhe Hezbollah-u kanë vazhduar sulmet përgjatë kufirit edhe pas marrëveshjes.
Izraeli ka kryer vazhdimisht sulme në jug të Libanit gjatë luftës, duke e konsideruar këtë rajon si bastion të Hezbollah-ut, grupit të mbështetur nga Irani.
Zhvillimet e fundit vijnë vetëm disa orë pasi një sulm izraelit në rajon la të vrarë të paktën gjashtë persona, sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve.