Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se vendi i tij do të mbrojë interesat kombëtare “edhe me çmimin e jetës”, duke theksuar se negociatat nuk nënkuptojnë dorëzim përballë presioneve ndërkombëtare.
Në një postim në rrjetin social X, Pezeshkian u shpreh se Republika Islamike hyn në bisedime “me dinjitet dhe forcë”, me synimin për të garantuar të drejtat e popullit iranian.
“Dialogu nuk do të thotë dorëzim. Irani nuk do të tërhiqet kurrë nga të drejtat legjitime të popullit dhe të vendit. Me logjikë dhe me gjithë forcën tonë edhe me çmimin e jetës do të mbrojmë interesat dhe dinjitetin e Iranit”, shkroi ai.
Deklarata e presidentit iranian vjen në një moment kur Teherani po intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të nisur më 28 shkurt nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.