Kuvajti nën sulm nga Irani, ushtria konfirmon raketa dhe dronë në drejtim të vendit

Azia

Kuvajti nën sulm nga Irani, ushtria konfirmon raketa dhe dronë në drejtim të vendit

Nga: A.SH Më: 19 korrik 2026 Në ora: 08:35
Fotoilustrim

Ushtria e Kuvajtit ka konfirmuar se vendi është nën sulm nga Irani.

Shtabi i ushtrisë njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë duke u përballur me sulme me raketa dhe dronë nga “forca armiqësore”, duke e cilësuar veprimin e Iranit si “agresion të rëndë”.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga institucionet përkatëse, përcjell Bota sot.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve në Kuvajt raportoi se në disa zona janë aktivizuar sirenat e alarmit.

Sulmi vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon, pasi Irani ka nisur sulme ndaj disa aleatëve rajonalë të SHBA-së në përgjigje të goditjeve amerikane. Mes vendeve të përfshira janë Kuvajti, Bahreini dhe Jordania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat