Gjashtë gjyqtarë nga Evropa do ta ndajnë drejtësinë në Kupën e Kosovës - Bota Sot
Gjashtë gjyqtarë nga Evropa do ta ndajnë drejtësinë në Kupën e Kosovës

Basketboll

Gjashtë gjyqtarë nga Evropa do ta ndajnë drejtësinë në Kupën e Kosovës

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:39
Gjashtë gjyqtarë nga Evropa do ta ndajnë drejtësinë në Kupën e Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) paralelisht me Final 8 të Kupës së Kosovës e ka paraparë organizimin e FIBA Kampit për Gjyqtarët Potencial dhe FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e FBK-së.

Në FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial pjesëmarrës do të jenë 3 gjyqtarë të FBK-së dhe 6 gjyqtarë nga Evropa, dhe që të gjithë këta së bashku do ta ndajnë drejtësinë në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës.

FIBA Evropa gjatë organizimit të Final 8 të Kupës së Kosovës i ka nominuar edhe instruktorët e saj, të cilët do të udhëheqin programin dhe do të bëjnë vëzhgimin e gjyqtarëve në ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës.

 Në Kosovë prej 27 shkurt deri më 3 mars do të qëndrojnë: -FIBA Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve, Davorin Nakiq; -FIBA Instruktori nga Greqia, Georgios Tanatzis; -FIBA Instruktori nga Maqedonia, Gjorgi Piperkov; -FIBA Nacioanl Instruktori i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Duhet theksuar se FBK në disa vitet e fundit ka qenë fituese e këtyre projekteve në FIBA, ku kjo e fundit ia ka besuar organizimin Federatës së Basketbollit të Kosovës, falë punës së palodhshme dhe organizimit të shkëlqyeshëm, për të cilat aktivitete FBK ka marr lëvdata nga krerët më të lartë të FIBA Evropës.

Së fundi Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marr vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës të organizohet në Rahovec nga KB Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...