FBK paraqet katër gjyqtarë për thirrje të FIBA-s  - Bota Sot
FBK paraqet katër gjyqtarë për thirrje të FIBA-s 

Basketboll

FBK paraqet katër gjyqtarë për thirrje të FIBA-s 

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:12
FBK paraqet katër gjyqtarë për thirrje të FIBA-s 

Xhelal Mumini, Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni dhe Elion Obërtinca janë gjyqtarët e Kosovës të cilët së bashku me komisionerin, Faton Kurshumlija, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka paraqitur në FIBA Bota për periudhën 2019-2021 për të qenë bartës të thirrjes të FIBA-s. Në fakt FBK në fillim të këtij viti e ka marr informatën zyrtare nga FIBA Bota se për periudhën e lartpërmendur nga tre gjyqtarët që i ka pasur më 2017-2019 me thirrje të FIBA-s (Mumini, Mehmeti dhe Maxhuni) tani do ta ketë vetëm një gjyqtar dhe një komisionier. Dhe e gjithë kjo për shkak të rënies në rangim botëror të Kombëtares A të Kosovës.

Megjithatë pas kontakteve të krerëve të lartë të FBK-së me FIBA Botën dhe dëshmive të paraqitura për punën që po e bën FBK në krye me Komesarin e Garave të FBK-së për zhvillimin e gjyqtarëve tanë, atëherë FIBA Bota ka reaguar menjëherë dhe së fundi zyrtarisht e ka informuar FBK-në se i ka 4 vende për gjyqtarë dhe 1 për komisioner.  Tani katër gjyqtarëve kosovarë dhe komisionerit u ka mbetur që ti kryejnë të gjitha testimet  në FIBA në mënyrë që të pajisen me licencë për dy vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...