Derbi në Prizren, Ylli në sprovë! Trepça pret Borean - Bota Sot
Derbi në Prizren, Ylli në sprovë! Trepça pret Borean

Basketboll

Derbi në Prizren, Ylli në sprovë! Trepça pret Borean

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga një ndeshje

Java  e XXVI në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis të shtunën me duelin që do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 17:00, ku do të takohen Trepça dhe AFK Borea. Basketbollistët vendas vlerësohen favoritë absolut karshi pejanëve.

Ndërkaq të shtunën në palestrën në Prizren do të luhet derbi i kësaj xhiroje, ku duke filluar nga 19:00, Ponte Prizreni e pret Rahovecin.

Rahoveci aktualisht zë vendin e tretë në renditjen e tabelare, i ndjekur pikërisht nga Ponte Prizreni.

Në tri duelet ndërmjet të zhvilluara deri më tani në kuadër të Superligës së Kosovës, Rahoveci kryeson ndaj Ponte Prizrenit me 2:1, ndërsa këtu duhet shtuar edhe duelin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, kur Rahoveci pati triumfuar si nikoqir kundër Ponte Prizrenit.

Të dielën në kryeqytet do të luhet një tjetër ndeshje interesante e kësaj xhiroje, ajo në mes Z Mobile Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Ky takim do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 17:00.

Bardhekaltrit kryesojnë në renditjen tabelare, pa asnjë humbje të regjistruar deri më tani, të ndjekur pikërisht nga Golden Eagle Ylli që zë pozitën e dytë me 18 fitore e 7 humbje.

Ndeshja e fundit e xhiros së 26-të do të luhet të dielën në ora 19:00 në Lipjani, ku Lipjani e pret Bashkimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...