FBK dhe SHTBK të shqetësuar, dakordohen për hapat e ardhshëm   - Bota Sot
FBK dhe SHTBK të shqetësuar, dakordohen për hapat e ardhshëm  

Basketboll

FBK dhe SHTBK të shqetësuar, dakordohen për hapat e ardhshëm  

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:14
FBK dhe SHTBK të shqetësuar, dakordohen për hapat e ardhshëm  

Sot në zyre të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me kërkesë të përfaqësuesve të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK), kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku i kanë pritur në takim, Albert Sylejmanin, nënkryetar i SHTBK-së dhe Fidan Shatrin, koordinator i SHTBK-së.

Temat e takimit ishin:

- Shqetësimi i SHTBK-së për mos-prezencën e trajnerëve për të përcjell Klinikën e fundit (25 dhe 26 Maj) të organizuar nga FBK dhe SHTBK, ku kanë ligjëruar trajnerët me renome evropiane, Nenad Trunic dhe Sllobodan Subotic;

- Gjetja e një forme të përbashkët të shkollimit dhe edukimit të trajnerëve;

- Licencimi i trajnerëve për edicionin e ardhshëm 2019/20;

Të dyja palët si FBK, ashtu dhe SHTBK u dakorduan që përfaqësuesit e SHTBK-së të përgatisin propozime të qarta për pikat që janë diskutuar në këtë takim në mënyrë që edicioni i ri të na gjejë sa më të përgatitur sa i përket Klinikave të radhës, si dhe licencimit të trajnerëve, që sigurisht se është pika më e ndjeshme në këtë fazë të zhvillimit të basketbollit kosovar.

Gjithashtu Federata e Basketbollit të Kosovës ka kërkuar nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës që brenda një periudhe të shkurtër të organizoj Kuvendin e Punës konform Nenit 18 të Rregullores së SHTBK-së: “Sipas rregullave të përgjithshme, Kuvendi i Shoqatës takohet zakonisht një herë në vit, në seanca të rregullta. Anëtarët e seancës së rregullt të Kuvendit janë Bordi Ekzekutiv dhe kryetari i saj, të cilët e propozojnë agjendën dhe përgatisin materialet e tjera të nevojshme të paktën shtatë ditë para fillimit të seancës”.

Duhet theksuar se në data-bazën e FBK-së dhe SHTBK-së janë rreth 100 trajnerë të regjistruar, ndërsa në Klinikën e fundit të organizuar më 25 dhe 26 maj numri i trajnerëve pjesëmarrës ishte shumë i vogël pavarësisht ligjëruesve të dërguar nga FIBA dhe temave të qëlluara për trajnerët.

Mos-interesimi i trajnerëve për të përcjell Klinikat e tilla në të ardhmen do të sanksionohet nga FBK dhe SHTBK, ndërsa për cilat forma të sanksionimit bëhet fjalë, FBK do të njoftojë trajnerët dhe opinionin me kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...