Bajra ka caktuar 12-shen përfundimtare për Evropian - Bota Sot
Bajra ka caktuar 12-shen përfundimtare për Evropian

Basketboll

Bajra ka caktuar 12-shen përfundimtare për Evropian

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 18:55
Bajra ka caktuar 12-shen përfundimtare për Evropian

Basketbollistet e Kosovës (U-18) në konkurrencën e femrave të martën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Prishtinë, para Kampionatit Evropian, Divizioni B, që fillon të premten në Maqedoninë Veriore. 

Lojtaret e udhëhequra nga Illmen Bajra dhe Imer Tahiri, të mërkurën do të pushojnë, derisa të enjten do të stërvitin në Shkup. Ndeshja e parë e Kosovës, është të premten ndaj Sllovenisë, nga ora 14:15. 

Kosova ndodhet në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë. Përzgjedhësi i Kosovës U-18, IllmenBajra, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve dhe synimet në Evropian. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Sot ishte stërvitja e fundit, derisa të enjten do të stërvitemi në Shkup. Shpresoj se do të bëjmë paraqitje të mira. Angazhimi ynë nuk do të mungojë, edhe pse nuk do ta kemi aspak lehtë, sepse ndodhemi në një grup me shtete të forta. Megjithatë, shpresoj se do të kemi një fitore në grup dhe më pastaj do të shohim. Ne do të japim më të mirën nga vetja në këto takime. Atmosfera është e mirë në ekip dhe motivi nuk na mungon. Na mbetet të shpresojmë se do të kemi paraqitje të mira në këtë Evropian”, deklaroi Bajra. 

Ai ka caktuar edhe 12-shen përfundimtare për këtë Evropian. 

Lista 

1. Tringa Ukaj 

2. Ergita Demi 

3. Diellza Dekaj 

4. Melisa Ibrahimi 

5. Ervala Shabani 

6. Enisa Kamerolli (C) 

7. Arbe Hashani 

8. Anita Grainca 

9. Dea Pushkolli 

10. Vanesa Bojku 

11. Erijona Krasniqi 

12. Sara Vraniqi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...