Agnesa Rrahmani dhe Yllka Berisha kërkojnë ndihmën e tifozëve në Evropian   

Basketboll

Agnesa Rrahmani dhe Yllka Berisha kërkojnë ndihmën e tifozëve në Evropian   

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 10:10
Agnesa Rrahmani dhe Yllka Berisha kërkojnë ndihmën e tifozëve në Evropian   

Vashat e Kosovës U20 kërkojnë ndihmën e tifozëve për një paraqitje sa më të mirë në Evropianin historik që zhvillohet në Prishtinë.  

Kjo është hera e parë që një Kampionat Evropian i Divizionit B, organizohet në Kosovë.  
Për përgatitjet si kanë shkuar deri më tani kanë folur dy basketbollistet e Kosovës U20, Yllka Berisha dhe Agnesa Rrahmani.

“Jemi munduar të përgatitemi maksimalisht për Evropianin që zhvillohet në Prishtinë. Kemi stërvitur dy herë në ditë dhe të shpresojmë në paraqitje sa më mirë në këtë Evropian”, është shprehur Berisha. “Ne jemi vasha të reja dhe synojmë të fitojmë përvojë në këtë Evropian, që zhvillohen në shtëpinë tonë. Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe atmosfera ka qenë shumë e mirë”, theksoi Rrahmani.  

Mosha mesatare në ekipin e Kosovës është 17 vjeç dhe kjo tregon se janë më të reja se kundërshtaret e tyre në fushë.  

“Ne jemi vasha të reja, por angazhimi ynë nuk do të mungojë. Nuk kemi synime të mëdha, por shpresojmë në paraqitje të mira”, shtoi tutje Yllka. “Jemi në një grup shumë të vështirë, ku do të ballafaqohemi me shtete të fuqishme të basketbollit siç janë Turqia dhe Rumania. Megjithatë, ne do të japim më të mirën në fushë”, deklaroi Agnesa. 

Ato kanë folur për rëndësinë që ka Evropiani në Prishtinë dhe u kanë bërë thirrje tifozëve ti përkrahin. “Ne jemi të motivuara për këtë Evropian që është historik për basketbollin e femrave dhe rritjen e basketbollit në konkurrencën e femrave. Shpresojmë se do të kemi ndihmën e publikut, sepse ata janë shumë të rëndësishëm për ne në fushë. Janë motivi ynë”, kanë thënë njëzëri Yllka Berisha dhe Agnesa Rrahmani.  

Ndeshja e parë e Kosovës është të shtunën ndaj Turqisë nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.  

Bileta ditore kushton 1 euro, derisa të gjitha të hollat do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat