More këlysh, trego ku e more lejen që hyre në Kosovë...

Basketboll

More këlysh, trego ku e more lejen që hyre në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 13:27
More këlysh, trego ku e more lejen që hyre në Kosovë...

A u fute në Kosovë përmes rrugëve ilegale (malore) apo nga kufiri, trego Aleksander Gjorgjeviq, që kishe me vete edhe këlyshë tjerë, si presidentin e Federatës së Basketbollit të Serbisë, Predrag Danilloviq, Sekretarin e Përgjithshëm Dejan Tomasheviqin, ndihmëstrajnerin Jovica Antoniq.

Erdhët në Leposaviq të shtunën (dje) dhe bëtë atë çka të doni, ngrite tre gishta dhe shpalose edhe Flamurin e Serbisë, duke dhënë deklaratë edhe motivuese për ata serb!

Kush iu dha leje e në emër të kujt u fute në një shtet tjetër, duke marrë pjesë në turne siç e quan Leposaviqi “Miqësia 2019”, që nuk ka aspak lidhje me miqësi por me nacionalizëm.

“Falënderoj organizatorin të cilët na kanë ftuar, edhe pse nuk jam për herë të parë në Kosovë e Metohi, po ndihem shumë mirë si një serb i vërtet”, deklaron selektori serb Gjorgjeviq, që u fut në Kosovë pa u penguar nga askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat