FIBA suspendon basketbollistin pasi rezultoi ‘shtatzënë’

Basketboll

FIBA suspendon basketbollistin pasi rezultoi ‘shtatzënë’

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:44
D.J. Cooper

D.J. Cooper u largua nga AS Monaco në fund të vitit 2018 për “arsye familjare”, megjithëse ai u përpoq të bashkohej me Kombëtaren e Bosnjës si një lojtar i natyralizuar më vonë atë vit.

Sidoqoftë, ish-studenti i Universitetit të Ohio nuk e arriti atë kurrë dhe në vend të kësaj iu dha një pezullim dy-vjeçar nga FIBA për dështimin e një testi të drogës. Por nuk ishin ilaçet që rrisin përformancën, ilaçet rekreative ose ndonjë nga drogat që zakonisht përdorin sportistët që penguan Cooper.

Testi i tij i ilaçeve, sipas Eurohoops.net, zbuloi se ai ishte shtatzënë.

Testi mbi urinën që dha Cooper zbuloi praninë e gonadotropinës korionike njerëzore, ose hCG, e cila është një hormon i bërë nga placenta gjatë shtatëzanisë. Kjo urinë, sipas raportit, në të vërtetë i përkiste të dashurës së tij – e cila me sa duket nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë në atë kohë.

Pra, FIBA pezulloi Cooper për mashtrim. Ai ka të drejtë të kthehet më 20 qershor 2020.

Cooper luajti për Bobcats nga viti 2009 deri në 2013, duke startuar pothuajse çdo ndeshje në karrierën e tij kolegjiale ndërsa mesatarisht shënoi 14.5 pikë, 6.5 asistime dhe 4.3 kërcime për çdo garë. Pa asnjë përvojë, ‘playmakeri’ vendosi të shkonte në Evropë. Ai luajti dy sezone në Ligën Greke, për Panathinaikos dhe AEK Athinë, dhe më pas në ligën franceze me tre ekipe të ndryshme.

Ai kishte mestare prej 6.7 pikë dhe 7.2 asistime mbi 26 ndeshje në sezonin e tij të fundit me Monacon 2017/18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat