Demirel takohet me zyrtarët e FBK-së, ky është premtimi - Bota Sot
Demirel takohet me zyrtarët e FBK-së, ky është premtimi

Basketboll

Demirel takohet me zyrtarët e FBK-së, ky është premtimi

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:14
Demirel takohet me zyrtarët e FBK-së, ky është premtimi

Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, po qëndron në Kosovë, ku të mërkurën është takuar me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahun dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Zyrtarët e FBK-së e kanë njoftuar Presidentin e FIBA Evropës për rrjedhën e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që po mbahet në Prishtinë.

Kjo është hera e parë që një Evropianit i Divizionit B, po mbahet në Kosovë.

Demirel është shprehur i kënaqur për mbarëvajtjen e Kampionatit dhe punën që po bënë Federata e Basketbollit në organizimin e këtij Evropiani shumë të rëndësishëm.

Presidenti i FIBA Evropës edhe një herë është shprehur se do të ndihmojë basketbollin e Kosovës. Ai theksoi se basketbolli i Kosovës ka bërë hapa të mëdha dhe meriton një vend special edhe në FIBA.

Në mbrëmje do ta shikojë përballjen mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...