Dramë në Mitrovicë, Britania e Madhe fiton ndaj Kosovës

Basketboll

Dramë në Mitrovicë, Britania e Madhe fiton ndaj Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2019 Në ora: 22:40
Britania e Madhe - Kosova

Dramë në Mitrovicë, Britania e Madhe fiton ndaj Kosovës Kemajl Goca Kombëtarja e Britanisë së Madhe shënon fitore me rezultat 71:63 (15:10, 13:17, 22:19, 21:17) ndaj Kosovës, në kuadër të xhiros së dytë të grupit G të kualifikueseve për Eurobasket 2021 në basketboll. Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit "Minatori" në Mitrovicë, në një atmosferë drithëruese që krijuan tifozët dardanët.

Lojë e fortë mes Kosovës dhe Britanisë se Madhe, sidomos mbrojtja ishte elementi më i fortë. Në minutën e 5-të, britanikët avancuan me pesë pikë dallin (5:10) dhe për të ngushtuar djelmoshat tanë në 8:10. Më pas mysafirët sërish shkëputën në pesë pikë (10:15) në minutën e 10-të.

Shifrat u barazuan 22:22 në minutën e 19-të, për t'i dhënë një dramë të vërtet kësaj sfide. 20 minutat e parë përfunduan 27:28 në favor të britanikëve. Në vazhdim të takimi lojë me emocione nga të dyja palët, britanikët në presion të lojës po ashtu edhe të atmosferës, kurse Kosova përmes Drilon Hajrizit shfaqte lojë shumë të mirë.

Në minutën e 30-të, britanikët avancojnë me 46:50 dhe gjithnjë i paqartë rezultati. Britanikët morën paksa frymë në minutën 36-të kur me një treshe shkëputen në 8 pikë (51:59). Në minutën e 37-të Kosova ngushton difrencën në tri pikë (56:59) dhe sfida gjithnjë e më dramatike.

Britanikët ishin me gjakftohtë dhe me përvojë triumfuan me rezultat 71:63. Kjo është humbja e dytë për Kosovën që drejtohet nga selektori Damir Mulaomeroviq dhe me 10 gusht do ta presin Luksemburgun, pastaj udhëtojnë në Londër kur me 14 gusht ndeshen me Britaninë e Madhe. Britania shënon fitoren e parë në grup sikurse Luksemburgu dhe Kosova ka dy humbje rresht. Te britanikët u dallua Gabriel Olaseni me 15 pikë dhe te Kosova Drilon Hajrizi me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat