Hajrizi: Fillimi do të jetë i vështirë 

Basketboll

Hajrizi: Fillimi do të jetë i vështirë 

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:49
Hajrizi: Fillimi do të jetë i vështirë 

Edicioni i ri pritet të jetë shumë interesant në basketbollin e Kosovës. Njëri nga basketbollistët kryesor padyshim është Drilon Hajrizi, i cili flet për synimet e Pejës.

“Padyshim se, rëndësia është shumë e madhe. Besoj se Peja do t’i jep një shije të mirë basketbollit të Kosovës dhe është mirë për basketbollin e Kosovës që është rikthyer.

Do të ketë më shumë derbi dhe më shumë shikues. Realisht ne kemi filluar më vonë përgatitjet dhe do të jetë një edicion i vështirë, sepse Peja ka pushuar për një vit.

Ka bërë shumë përforcime dhe ekipi duhet të komponohet. Fillimi do të jetë i vështirë. Por, mendoj se më shumë ka rëndësi si e përfundojmë se sa si e nisim. Shpresoj se do të kemi një stinor shumë të mirë në garat e elitës”, ka thënë Hajrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat