Turneu U-14 të dielën zhvillohet në Prizren

Basketboll

Turneu U-14 të dielën zhvillohet në Prizren

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 18:08
FBK-ja shpreson se, do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll

Pasi është mbajtur me sukses në qytetin e Ferizajt, Turneu U14 për vajzat këtë të diel do të mbahet në Prizren.

Turneu organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që po i kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja, derisa synon që të masivizohet edhe më shumë ky sport, në të dyja konkurrencat.

Turneu është mbështetur nga Sports Diplomacy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit "GSMP-Global Sports Mentoning Program”, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, FIBA Europe dhe nga Korporata “Rugove”.

Të dielën nga ora 13:00 përballen Junior 06 dhe Kastrioti. Junior kishte shënuar fitore në xhiron e parë, duke mundur Kerasan Prishtinën, kurse Kastrioti ishte mundur në çastet e fundit nga Peja DT. Nga ora 14:30 është sfida shumë interesante ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Peja DT.

Turneu zhvillohet nën moton e kampanjës së FIBA Europe Girls Program, "Her World, Her Rules".

FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen.

Orari

E diel - Prizren

13:00 Junior 06 - Kastrioti

14:30 Kerasan Prishtina - Peja DT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat