FIBA inkurajon trajnerët - Bota Sot
FIBA inkurajon trajnerët

Basketboll

FIBA inkurajon trajnerët

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 16:06
FIBA inkurajon trajnerët

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) së fundi ka kërkuar nga Federatat Nacionale të saj t’i inkurajojnë trajnerët nëpër shtetet e tyre për të shfrytëzuar platformën e saj të përgatitur enkas për trajnerë: Coaches Education Platform http://www.fiba.basketball/wabc

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) edhe një herë kërkon nga trajnerët e saj ta shfrytëzojnë këtë platformë për të fituar njohuri të reja për basketbollin, apo edhe për ti përditësuar ato.

Në të njëjtën kohë Federata e Basketbollit të Kosovës i inkurajon trajnerët e saj për të shfrytëzuar edhe platformën për trajnerë të FIBA Evropës të ashtuquajtur FECC (FIBA Europe Coaching Certificate) https://coaching.fibaeurope.com/default.asp

Të dyja platformat janë më se të mirëseardhura për trajnerët tanë, të cilët i inkurajojmë që të bëhen pjesë e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë dhe të investojnë në zhvillimin dhe edukimin e tyre për trajnerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat