Rekord pikësh në Kampionatin e Kosovës, mrekulli se jo mahi! - Bota Sot
Rekord pikësh në Kampionatin e Kosovës, mrekulli se jo mahi!

Basketboll

Rekord pikësh në Kampionatin e Kosovës, mrekulli se jo mahi!

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:42
Rekord pikësh në Kampionatin e Kosovës, mrekulli se jo mahi!

Sigal Prishtina ka mundur Lipjanin në shtëpi me rezultat 141:75 (36:18, 30:14, 42:19, 33:24) në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen ndaj KB Lipjanit ekipi i Sigal Prishtinës  arriti rekordin e këtij sezoni sa i përket pikëve të shënuara, duke realizuar 141 pikë.

"Në këtë ndeshje koshashënuesi më i mirë ishte Divine Myles me 26 pikë, i ndjekur nga kapiteni Fisnik Rugova me 24 pikë, Fahro Alihodzic me 18 pikë si dhe Meriton Ismaili me 18 pikë.

Pikët tjera i realizuan Mergim Jakupi 15, Mikaele Tmusic 12, Jonathan Wade 12, Don Polloshka 7, Arian Memeti 6, dhe Muhamedali Janjeva 3", thuhet nga KB Sigal Prishtina. Rekord pikësh në Kampionatin e Kosovës, mrekulli se jo mahi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat